Plagosi me armë zjarri 41-vjeçarin në Peqin, identifikohet autori

Nga A2 CNN
25 Tetor 2024, 09:00 | Kronikë

Plagosi me armë zjarri 41-vjeçarin në Peqin, identifikohet

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peqinit. “Blutë” kanë identifikuar një 26-vjeçar si autor të ngjarjes dhe sqaron se plagosja me armë ka ndodhur për motive të dobëta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes se njoftimit se në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, banues në Peqin, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç”, njofton policia.

Policia pasi ka identifikuar autorin po vijon punën për kapjen e tij, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos