Plagosi me thikë 48-vjeçarin, autori i ngjarjes bie në prangat e policisë

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 08:20 | Kronikë

Plagosi me thikë 48-vjeçarin, autori i ngjarjes bie në prangat

Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 39-vjeçar me inicialet A.T., i cili dje plagosi me thikë shtetasin D. N., 48 vjeç. “Blutë” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që i plagosuri ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

"Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftim. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos