Plagosi me thikë një person, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 12:57 | Kronikë

Plagosi me thikë një person, arrestohet 64-vjeçari në

Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi një natë më parë goditi me thikë në gjoks një 56-vjeçar, raporton A2 CNN.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ai u identifikua si shtetasi B. Gj., 64 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

“Ky shtetas më datë 11.07.2025, rreth orës 23:30, në një lokal pranë vendit të quajtur “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në pjesën anësore të kraharorit, shtetasin G. V., 56 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos