Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 17:00 | Kronikë

Janë publikuar pamjet e grabitjes së ndodhur sot në Tiranë në një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit”.

Në pamje shihet 42-vjeçari i identifikuar si Luan Maçi, i cili pasi hyn në ambientet e pikës së këmbimit valutor, kërcënon me armë pistoletë punonjëset e pikës.

Pas grabitjes, Maçi u largua nga ambientet e qendrës tregtare ku ndodhi ngjarja me motor.

Sipas raportimeve, ai arriti të marrë të paktën 3 milionë lekë në dyqanin e këmbimit valutor në rrugën “5 Maji”.

Policia bën me dije se 42-vjeçari rezulton me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”.”– njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos