Sherr me mjete prerëse në Sarandë, plagoset një i mitur

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 16:23 | Kronikë

Sherr me mjete prerëse në Sarandë, plagoset një i mitur

Një i mitur është plagosur në Sarandë pas një sherri me mjete prerëse në lagjen “Sinan Ballaci”.

Policia bën me dije se dy të mitur janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin, më pas sherri ka eskaluar me mjete prerëse deri në plagosjen e njërit prej tyre.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në Spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori pasi dy shtetas të mitur, në lagjen “Sinan Ballaci”, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Gjatë konfliktit, njëri prej tyre është goditur me mjet prerës dhe pasi mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, u largua për në banesë.”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos