“Më zuri gjumi dhe e pashë veten jashtë rruge”, flet shoferi që u përplas me barrierën dhe ra nga lartësia në Morinë-Kukës

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 17:50 | Kronikë

“Më zuri gjumi dhe e pashë veten jashtë rruge”, flet

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Morinë-Kukës, pranë fshatit Përbreg.

Sipas të dhënave paraprake të A2 CNN, një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi rreth 60 metra anës rrugës.

Në një deklaratë për mediat shoferi Besart Cecelia, 48 vjeç, ka shpëtuar pa pasoja serioze , tha se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi në momentin kur makina e tij përfundoi jashtë rruge. Ai ishte duke udhëtuar drejt Shkodrës, pasi është trajner i një ekipi futbolli. Vetë Cecelia ka treguar momentin e aksidentit, duke thënë se ishte i lodhur dhe pa gjumë, ndërsa po agjëronte.

“Më zuri gjumi dhe e pashë veten jashtë rruge”, flet

“Jam nga Vushtria, Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë në Shkodër në stërvitje. Isha i lodhur dhe për një moment më zuri gjumi dhe pashë veten të dalë nga rruga. Falë zotit shpëtova. Isha vetëm në automjet. Jam shumë mirë fal zotit. Jam trajner dhe kisha stërvitje në Shkodër”, tha ai.

“Kam lindur për së dyti”, është shprehur ai pas ngjarjes, duke falënderuar fatin që shpëtoi pa lëndime.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më zuri gjumi dhe e pashë veten jashtë rruge”, flet (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos