Një 32-vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në Krujë.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet F.K. nga Thumana po kujdesej për 110 bimë kanabisi të mbjella në fshatin Miliskaj, shkruan A2.
"Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë. 32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë. Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë", lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)