Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Bolene të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një bari, i cili dyshohet se është vetëplagosur me çifte, shkruan A2.
Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.
Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime për A2 nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje. (A2 Televizion)