Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri të momentit në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë.
Falë reagimit të policisë u bë i mundur arrestimi i 42 vjeçarit A.J. i cili dyshohet se dëmtoi me mjet prerës 26 vjeçarin A.Z.
Nga hetimet u zbulua se 42 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur u përlesh me të riun, që tashmë është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme’, njofton policia. (A2 Televizion)