Hetimi i SPAK ndaj Astrit Avdylajt e Aleksandër Laho, të dyshuar si drejtues grupesh kriminale të përfshira në vrasje dhe abuzime me pronat ka nxjerrë në dritë edhe planet për eliminimin e grupeve kundërshtare.
Një bisedë në SKY ECC, pjesë e dosjes hetimore, teksa diskutohet mbi vrasjen e Edmir Bregut, i thirrur me nofkën “Maloku”, Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut thotë se “koka” është Lenti, Plaurent Dervishaj dhe se të tjerët janë “pemë pa kokrra” para tij.
Biseda në SKY:
Aleksandër Laho: Maloku ësht pem pa kokrra po u kap Lenti. Kshu mendoj unë.
Elidon Avduli: Vlla, un po mar hakun.
Laho: Se po u hap loja, do shkoj gjuj neve gjuj ata, gjuk kta. E bjeri ti bim. Koka shok, koka osht Lenti. Llogarit çdo gjo. Atë po. Boje, po sigurohu mos me dal huq.
Avdyli: Jo e vlla. Jo aty 10 veta do i shkojmë.
Laho: Kjo është kryesorja. Hap thashetheme sikur s’ke bo gjo ti. Të përzihet opinioni nga puna shtetit. Se shteti punon. Sikur i kan gjujt punë malli. Sikur kan bo kollare. Përzije opinionin.
Avdyli: Po ashtu dume me e ngec në valle. Po ashu e kemi menu, ashu ngel ai... (A2 Televizion)