Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 38 vjeçar në zonën e Lezhës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Në kuadër të operacionit “Befasia” është vënë në pranga shtetasi B.N. si poseduesi i disa armëve.
Gjatë kontrollit në banesën e 38 vjeçarit në fshatin Pllanë, policia ka gjetur një pistoletë, një automatik kallashnikov dhe një armë gjahu.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)