Policia informacion për ngjarjen në Sauk, autori plagosi burrë e grua

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 13:27 | Kronikë

Policia informacion për ngjarjen në Sauk, autori plagosi burrë e

Policia e Tiranës jep detaje në lidhje me ngjarjen në zonën e Liqenit të Thatë në kryeqytet, ku dy persona, burrë e grua mbetën të plagosur.

Sipas të dhënave, forcat Shqiponja kanë tentuar të ndalojnë në mjet ku udhëtonte shtetasi Imer Krrashi, pasi kishin informacione se ai udhëtonte i armatosur.

31 vjeçari nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos