Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit ka pasur përplasje fizike mes disa personave me grushte dhe shkelma, shkruan A2 CNN.
Policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për të sqaruar rrethanat e sherrit dhe për të marrë deklaratat përkatëse në komisariat. (A2 Televizion)