“Plumbi i Artë”/ Xhuliano Hoxha përplaset me Erjon Alibejn në gjyq: Porosite vrasjen e Oti Kilës

Nga Armand Bajrami
8 Prill 2025, 11:40 | Kronikë

“Plumbi i Artë”/ Xhuliano Hoxha përplaset me Erjon Alibejn

Në Gjykatën e Posaçme ka vijuar këtë të mërkurë procesi gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë”. Seanca ka nisur me tensione të forta mes të pandehurve, teksa Xhuliano Hoxha dhe Erion Alibej kanë bërë deklarata kundër njëri-tjetrit.

“Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erion Alibej, ai më ka treguar se pasi kishte lidhje intime me gruan e Otit, ka porositur vrasjen e Kilës tek Nuredin Dumani. Pra organizator për vrasjen e Ot Kilës ishte Erion Alibej dhe jo Suel Çela”, dëshmoi Xhuliano Hoxha.

Por bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej avokati i tij e cilësuan dëshminë e Hoxhës si trillium. Alibej po ashtu kërkoi nga mediat që të tregohen të kujdesshëm me informacionet që përcjellin në lidhje me çështjen.

“Do të flas edhe unë në deklarimet e mia. Por unë i sugjeroj medias të mos nxjerrë çdo gjë që flasin këta këtu. Ai përmendi emrin Suel Cela. Unë i them medias të bëjë durim derisa të flas, se do flas për Suel Çelën dhe për Suel Çela të tjerë. I sugjeroj medias të mos nxitohet”, ka thënë ai.

Ndërkohë, i akuzuari Petrit Qoli ka akuzuar Nuredin Dumanin për dëshmi të rreme dhe kërkoi nga prokurorët që t’i marrin parasysh pasojat e deklaratave të të penduarit të drejtësisë.

“SPAK ka burgosur një Ervis Naci të vogël. Të bindësh të tjerët të japin nga pasuria është vlerë e madhe nga Zoti. Ju kam shpjeguar pasojat e këtij terrorizmi. Le ti dinë dhe prokurorët pasojat. Të nderuar gjyqtarë, unë nuk e dua me jetën. Do kisha bërë vetëvrasje, por jam besimtar dhe nuk e bëj. Unë një situatë të ngjashme e kam pasur në Itali, kur një tjetër Nuredin më ka akuzuar, por prokurorja italiane më besoi. Unë kam kaq vite në burg, larg familjes, larg babait e njerezve të mi. Do vras veten Behar Dibra. Por shkelni ligjin me katër këmbë”, tha Petrit Qoli në gjyq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos