“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

Nga Armand Bajrami
5 Dhjetor 2025, 15:51 | Kronikë

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili po gjykohet për korrupsion në Gjykatën e Posaçme, ka kërkuar që të njihet me aktet e dosjes së tij që, sipas tij, nuk i janë venë në dispozicion.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e tij dhe të shtyjë seancën paraprake për më 22 dhjetor. Ajo urdhëroi SPAK që t’i vërë në dispozicion Metës fashikujt e dosjes, brenda javës.

“Po më shkelen të drejtat kushtetuese. Duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur në dispozicion asnjë provë, nuk mund të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat dhe të intimidoj dëshmitarët. Nuk kam asnjë mundësi reale të dëmtoj provat”, citohet të ketë thënë Meta në sallën e gjyqit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos