Forca Detare shpëton 3 persona në bordin e velierës me defekt

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 22:21 | Kronikë

Forca Detare shpëton 3 persona në bordin e velierës me defekt

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motor.

Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses:

Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos