Policia e Vlorës në kërkim të një 39 vjeçari, akuzohet për ngacmim seksual

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2024, 09:33 | Kronikë

Policia e Vlorës në kërkim të një 39 vjeçari,

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të një 39 vjeçari, i cili akuzohet se ka kryer veprime të natyrës seksuale ndaj një gruaje.

Kallëzimi është bërë nga 48 vjeçarja, e cila deklaroi në polici se E.A. e ka ngacmuar seksualisht pa dëshirën e saj, shkruan A2.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari”, teksa policia po punon për kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos