Policia hap tenderin e radhës “sekret”, 1 milionë euro për databazën

Nga Igli Çelmeta
3 Mars 2026, 15:22 | Kronikë

Policia hap tenderin e radhës “sekret”, 1 milionë euro

Policia e Shtetit ka nisur një tjetër procedurë të klasifikuar në fushën e sigurisë, këtë herë për mirëmbajtjen e qendrës së të dhënave, që përbën bazën e infrastrukturës digjitale të institucionit. Fondi kap vlerën e afro 1 milion eurove, ndërsa kontrata do të ketë një afat trevjeçar, shkruan A2 CNN.

Policia hap tenderin e radhës “sekret”, 1 milionë euro

Procedura është klasifikuar në nivelin “Sekret”, që do të thotë se zhvillohet sipas një skeme të ndryshme nga tenderët e zakonshëm publikë. Qendra e të dhënave është infrastruktura ku ruhen dhe menaxhohen databazat policore, sistemet operative dhe informacioni i ndjeshëm i strukturave të rendit.

Ky është tenderi i dytë me klasifikim “Sekret” që Policia hap brenda një intervali të shkurtër kohor. Vetëm pak ditë më parë u çel një tjetër procedurë e ngjashme për mirëmbajtjen e sistemit Datacom, rrjeti i brendshëm i komunikimit dhe transmetimit të të dhënave të strukturave policore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos