Policia në kërkim të Rrumit të Shijakut, kontrolle në disa zona

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 09:13 | Kronikë

Policia në kërkim të Rrumit të Shijakut, kontrolle në

Policia e Shtetit është duke kryer një operacion në zonën e Sukthit dhe Shijakut, ku po ushtrohen kontrolle në disa banesa. Sipas asaj që mëson A2 CNN, objektivi i këtij operacioni është Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë.

Operacioni po zhvillohet për llogari të hetimeve për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.

Laho është personazh i njohur për drejtësinë. Ai ishte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja, kur këtij të fundit iu bë atentat në vitin 2019. Nga sulmi me armë mbeti i vrarë shoferi i Ndojës, Andi Maloku.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos