Skandali seksual në Përmet, pezullohet nga detyra shefi i krimeve të policisë

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
1 Tetor 2025, 14:21 | Kronikë

Tentativa për të shantazhuar dy efektivë të komisariateve të policisë së Përmetit dhe Tepelenës, në lidhje me një video intime me një të mitur, duket se ka hapur një skandal të vërtetë mes radhëve të uniformave blu.

Pas arrestimit të efektivit të komisariatit të policisë së Përmetit, Pajtim Bake, i cili është edhe njerku i të miturës së abuzuar, dhe shpalljes në kërkim të efektivit të komisariatit të policisë së Tepelenës, Artur Ago, i dyshuar për marrëdhënie me të miturën, së fundmi është pezulluar nga detyra edhe shefi i krimeve të komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko, shkruan A2 CNN.

Ky i fundit dyshohet se nuk ka vepruar në kohë në lidhje me këtë skandal. Çenko është marrë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe, derisa të përfundojnë hetimet, do të qëndrojë i pezulluar.

Sakaq, dyshimet janë se në këtë skandal mund të jenë përfshirë edhe efektivë të tjerë të policisë.

Në lidhje me këtë çështje janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, Kristian Prifti, 46 vjeç, dhe Isi Pasho, 27 vjeç, të cilët shantazhonin dy efektivët e policisë me videot intime, me qëllim për t’u marrë 12 mijë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos