Përplasi këmbësoren në vija e bardha dhe u largua, arrestohet shoferi

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 12:14 | Kronikë

Përplasi këmbësoren në vija e bardha dhe u largua,

Policia në Vlorë ka zbardhur një aksident të ndodhur në qytet, ku drejtuesi i automjetit pasi përplasi një këmbësore në vijat e bardha, u largua nga vendi i ngjarjes.

Më datë 30.09.2025, rreth orës 16:00, në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësoren Z. M., 55 vjeçe, e cila ishte duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe mbledhjes së dëshmive nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, u bë e mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesit të tij.

“Në vijim të veprimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Xh. R, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi kishte aksidentuar shtetasen Z. M, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke fshehur edhe automjetin, i cili u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën me dije policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos