Aksident në Rrugën e Kombit

Nga Ervin Mehmeti
1 Tetor 2025, 15:24 | Kronikë

Aksident në Rrugën e Kombit

Një aksident është shënuar sot në Rrugën e Kombit, në aksin që lidh Kosovën me Shqipërinë. Një motorist nga Peja, i cili po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca. Sipas informacioneve paraprake, motoristi është dërguar për në spitalin e Kukësit pastaj është dërguar për në spitalin e Prizrenit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos