
Foto ilustruese
Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Personat e arrestuar sot në Shkozet janë Erald Mustafa dhe Arbi Haxhiu.
Ndërkohë ende nuk ka detaje shtesë mbi ngjarjen apo identitetin e personave të shoqëruar, pasi operacioni është në zhvillim e sipër.
Kujtojmë se në Durrës, edhe më herët gjatë këtyre muajve janë organizuar operacione për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku janë ç’montuar disa organizata kriminale. (A2 Televizion)