Policia parandalon vjedhjen, arrestohen dy vëllezër në flagrancë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2025, 13:00 | Kronikë

Policia parandalon vjedhjen, arrestohen dy vëllezër në

Një tentativë vjedhjeje është parandaluar gjatë natës në qytetin e Lushnjës, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Dy vëllezër u kapën në flagrancë ndërsa po përpiqeshin të vidhnin karburant dhe pajisje nga ambientet e një firme ndërtimi.

Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Tetori”, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë patrullimit të zakonshëm, vunë re lëvizje të dyshuara brenda firmës. Pas verifikimeve, ata konstatuan dy persona që po tentonin të merrnin me vete karburant dhe mjete pune, shkruan A2 CNN.

Forcat e rendit ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar në vendngjarje autorët e dyshuar. Të ndaluarit janë identifikuar si G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Burime nga Policia bënë të ditur se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ku pritet që të vijojnë veprimet ligjore për këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos