Prefektura e Korçës, përmes një njoftimi, ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në këtë qark.
Në njoftim bëhet e ditur se rreth 171 forca njerëzore janë të angazhuara në terren për monitorimin dhe shuarjen e flakëve.
Po ashtu, krahas njerëzve, në terren janë edhe 7 mjete zjarrëfikëse", shkruan A2 CNN.
Po ashtu bëhet e ditur se veç Bashkisë Korçë, zjarret janë të përhapur edhe në bashkitë Maliq dhe Pustec.
Njoftimi i Prefekturës së Korçës:
PREFEKTURA E QARKUT KORÇË
INFORMACION MBI SITUATAT E ZJARREVE
Data: 27.07.2025 ora 08:30
TOTALI I PËRGJITHSHËM I ANGAZHIMEVE NË TERREN:
Përafërsisht 171 forca njerëzore të angazhuara në operacione shuarjeje dhe monitorimi;
7 mjete të ndryshme zjarrfikëse, pyjore, njësive administrative, Reparti Ushtarak 1033 Drenovë.
Dronë në përdorim për mbikëqyrje dhe orientim ajror të operacioneve.
SITUATA NË TERREN:
1. Fshati Dishnicë, Nj.Adm. Bulgarec, Bashkia Korçë
Zjarri vijon aktiv në disa vatra të izoluara në zonën ndërmjet fshatrave Dishnicë dhe Barç. Operacionet e shuarjes po kryhen nga pozicione të favorshme në terren, ndërsa zona e Çardhakut po verifikohet me kujdes për të shmangur rrezikun e përhapjes.
Vatrat janë nën kontroll të neutralizuara duke u mbajtur në monitorim.
2. Parku Kombëtar Prespa, Bashkia Pustec
Terreni i thyer dhe era përbëjnë vështirësi për ndërhyrje direkte. Janë identifikuar dy vatra të vogla poshtë shkëmbinjve. Forcat janë të ndara në grupe të specializuara dhe të pajisura me mjete të përshtatshme për këtë terren. Mbikëqyrja ajrore me dronë vijon në mënyrë të pandërprerë.
3. Fshati Strelcë, Nj.Adm. Gorë, Bashkia Maliq
Zjarri është neutralizuar. Aktualisht ndodhen në terren 60 forca për monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të zonës, me qëllim parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm të vatrave.
Mbetemi ne kontakt. (A2 Televizion)