Presidenti Begaj takohet me Donald Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e fortë dhe e pathyeshme

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 08:11 | Kronikë

Presidenti Begaj takohet me Donald Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar publikoi një foto, duke theksuar rëndësinë që kanë marrëdhëniet strategjike me SHBA-të, shkruan A2 CNN. “Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkruan Begaj.

Një ditë më herët, Presidenti Begaj mori pjesë në një tjetër aktivitet diplomatik ku ishte i pranishëm edhe Richard Grenell, emisari i posaçëm i presidentit Trump për misione të veçanta dhe ish-negociatori i dialogut Kosovë–Serbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos