“Pse po pi cigare aty?!” Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Nga Xhensila Kodra
23 Gusht 2025, 10:19 | Kronikë

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, duke rrezikuar të kthehej në tragjedi.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, mëson A2 CNN, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, kur një automjet i bardhë, me të cilin lëviznin disa persona, ndaloi pranë banesës së autorit. Ky i fundit, Oltjon Asllani, 28 vjeç, i është afruar dhe i ka qortuar pse po pinin cigare afër shtëpisë së tij dhe pse po kalonin në atë rrugë.

Shkëmbimi i fjalëve çoi në një konflikt fizik mes të rinjve, të cilin u desh ndërhyrja e personave të tjerë për ta shuar. Por vetëm pak minuta më vonë, Asllani u rikthye i armatosur me kallashnikov dhe qëlloi disa herë drejt makinës së bardhë. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia arrestoi në kuadër të operacionit të koduar “Quick Response” autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij, S. B., 30 vjeç, që dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u krye sulmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos