
Gjykata e Korçës pas 40 ditësh ka zëvendësuar masën e sigurisë për Altin Nallbatin, Marsel Buci dhe Trajan Çelikun duke i lënë në arrest shtëpie.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Korçës për të tre shtetasit i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nge kjo gjykatë duke i çuar në arrest shtëpi.
Sipas avokatit Nevzat Tarelli, seanca e sotme duhet të ishte për caktim mase sigurie të re pasi afatet e masës së sigurisë së dhënë 40 ditë më parë kanë përfunduar, ndërsa sot gjykata e Korçës nuk ka marrë parasysh kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë të kërkuar nga organi i akuzës.
Gjithmonë, sipas avokatit mbrojtës Nezat Tarelli, akuzuesi Ilir Topçiu ka tërhequr mbrapsht pretendimet për rrëmbim, por kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata.
Ngjarja ka ndodhur më tepër se 1 muaj më parë në qytetin e Bilishtit, ku tre të arrestuarit u akuzuar se morën me forcë 32-vjetarin Ilir Topçiu në një ambient privat dhe e dhunuan. (A2 Televizion)