Punonte si roje private, 60-vjeçari gjendet i pajetë në gurore

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 13:13 | Kronikë

 

Punonte si roje private, 60-vjeçari gjendet i pajetë në gurore
Foto iluestruese.

 

Një burrë, i moshës 60 vjeç, është gjetur i pajetë pranë një gurore në fshatin Pashkasheh, Ibë, shkruan A2 CNN.

I moshuari, i identifikuar si H.L., është gjetur rreth orës 08:25, në guroren e shtetasit B. A. Ai punonte si roje private në gurore.

Sipas policisë, paraprakisht, dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos