Tiranë, 3 të arrestuar për kokainë

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 13:11 | Kronikë

Tiranë, 3 të arrestuar për kokainë

Tre persona u arrestuan të hënën nga Policia e Tiranës, pasi u gjetën në posedimin e kokainës.

E. A., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë;

A. M., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos