Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi për një rast kur vrasësit iu gjet arma në palestër.
“Vrasësit stërviten nëpër poligone. Nuk është e ndaluar të shkosh atje të bësh qitje. Ndërsa mbetet për t’u diskutuar stërvitja fizike. Por, edhe në këtë rast, palestra ka shumë dhe nuk shërbejnë vetëm për ata që mbajnë trupin në formë. Mbaj mend një vrasje që ka ndodhur në Tiranë, në vitin 2002, përpara se të ekzekutoheshin ata kishin bërë stërvitje në palestrën 3-4 orë dhe një oficer i lartë i policisë i zbuloi autorët pikërisht sepse kur shkoi në palestër, te garderoba gjeti armë”, tha Qafoku.
“Tani, në palestër me armë çfarë bëjnë këta? Se në palestër shkohet me tuta sporti, me një shishe ujë dhe peshqirin. Kaq. Si u futën atje në palestër vrasësit? Vrasës që kanë bërë ekzekutime domethënë të rënda në kryeqytet, kështu që është komplekse”, shtoi Qafoku. (A2 Televizion)
