Qarkullonin me armë në makinë, arrestohen dy të rinjtë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2025, 09:16 | Kronikë

Qarkullonin me armë në makinë, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Hunter”, një aksion i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe posedimin e lëndëve narkotike. Operacioni është mbështetur në informacione të siguruara në rrugë operative dhe në punën e vazhdueshme për parandalimin e incidenteve me armë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë dy shtetas:

Ilir Dushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të rinjtë u kapën në zonën e Mjull Bathores, teksa qarkullonin me automjet dhe mbanin armë me vete. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu teke dhe 29 fishekë që i përkisnin shtetasit Ilir Dushku, si edhe një armë tjetër gjahu të mbajtur nga shtetasi Bjorli Xhabrahimi.

Kontrolli vijoi në banesën e Dushkut, ku shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri të llojit pistoletë, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Të gjitha provat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë së dyshuar kriminale. Materialet procedurale janë referuar pranë organit të akuzës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos