Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, shkruan A2 CNN.
Viktima, Jan Prenga, u rrëmbye në Kamëz dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa dyshohet se u mbajt dhe u ekzekutua në kompleksin “Golden” në Shijak. (A2 Televizion)