I akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 10:07 | Kronikë

I akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet në

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet në Spanjë për kultivim të bimëve narkotike, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Sabadell në Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për kultivim të bimëve narkotike dhe për vjedhje të energjisë elektrike, vepra për të cilat në Kodin Penal të Spanjës, maksimumi i dënimit është 6 vjet burgim. 

Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Ëanted”.

Akuzohet në Spanjë, se ka kultivuar bimë narkotike, me llamba, në ambient të mbyllur, kapet me qëllim ekstradimin, 39-vjeçari.

Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Ëanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi E. B., 39 vjeç.

Gjykata e Sabadell, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kultivim të bimëve narkotike dhe për vjedhje të energjisë elektrike, vepra për të cilat në Kodin Penal të Spanjës, maksimumi i dënimit është 6 vjet burgim. 

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos