Vrau bashkëshorten, arrestohet turisti amerikan në Shkodër

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 10:11 | Kronikë

Vrau bashkëshorten, arrestohet turisti amerikan në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar turistin amerikan, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në banesën e marrë me qira nga çifti i turistëve dhe dyshohet se krimi është kryer në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta. 57 vjeçari Brandon Saportio goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54 vjeçe në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin  amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve  familjare”, pasi:  Më datë 02.05.2025,  në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos