Në ambient dhe në orar të punës, dy punonjës të spitalit shtetëror “Shefqet Ndroqi” janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Konflikt që më pas agravoi me plagosjen me thikë të njërit prej tyre, shkruan A2 CNN.
Ngjarja tronditi pacientët e spitalit, të cilët panë të gjithë skenën, ku stafi mjekësor që duhet të kujdeset për shëndetin e tyre u përfshi në një sherr me thika. Dashamir Çajka 32 vjeç me detyrë laborant për ekografi, pas një konflikti për motive të dobëta qëlloi me thikë kolegun e tij, Mikel Osmani 37 vjeç, me detyrë infermier.
37-vjeçari pas ngjarjes u dërgua në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori u largua në këmbë nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Infermieri është shpallur në kërkim nga policia.
Pas ngjarjes i plagosuri Mikel Osmani ka deklaruar para grupit hetimor se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për shkak të punës me kolegun e tij. Ngjarja shkaktoi kaos në spital duke alarmuar pacientët, të cilët njoftuan edhe policinë. (A2 Televizion)