Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2025, 09:50 | Kronikë

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me

Një 30 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Paskuqan.

I kërkuari, Ervin Kadiu nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë nga autori.

Sipas burimeve, mësohet se edhe vetë 30 vjeçari është goditur nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka dëmtuar ata në duar dhe pjesë të ndryshme të trupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos