Dogjën 450 metër katrorë bimë e pemë frutore në Finiq, arrestohen në flagrancë 2 persona

Nga A2 CNN
6 Korrik 2025, 13:36 | Kronikë

Dogjën 450 metër katrorë bimë e pemë frutore në

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë dy persona pasi dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq”, lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

“Këta shtetas, më datë 05.07.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim”, shton njoftimi zyrtar të policisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos