Jepte hua me fajde dhe kanoste qytetarët, arrestohet polici në Elbasan

Nga A2 CNN
6 Korrik 2025, 11:23 | Kronikë

Jepte hua me fajde dhe kanoste qytetarët, arrestohet polici në Elbasan

Një punonjës i policisë në Elbasan është arrestuar në kuadër të operacionit “Last Rent”, i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Edison Pemaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shkruan A2.

Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

AMP ka dokumentuar të plotë një rast që i ka dhënë 10 mijë euro me fajde një personi dhe i kërkonte likujdim 2 mijë euro muaj për muaj, me interes. Ndërkohë i kishte marrë dhe makinat.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të prodhimeve të fundit, në pronësi të personave të ndryshëm.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos