Shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të mitura, arrestohen dy 19-vjeçarë në Shkodër

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 12:27 | Kronikë

Shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të mitura, arrestohen dy

Dy shtetas 19-vjeçarë ranë në prangat e Policisë së Shkodër, pasi dyshohet se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy shtetase të mitura, 16 dhe 14-vjeçe.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të dy këta shtetas ishin banues në fshatin Koplik i Sipërm, teksa njërit prej tyre, gjatë kontrollit, iu gjet edhe një sasi lënde narkotike, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

DVP Shkodër-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit S. C., 19 vjeç, dhe A. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.    

Nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe.   

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos