
Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Dimali 3”, ku është goditur një grupi kriminal që shiste kokainë, raporton A2CNN.
“Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Beratit, konkretisht: “Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç; “Arrest në shtëpi” për shtetasin E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, shtetasit K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)