Shiste për llogari të tij pajisjet e biznesit ku punonte, arrestohet për vjedhje 28-vjeçari

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 13:05 | Kronikë

Shiste për llogari të tij pajisjet e biznesit ku punonte, arrestohet

Një 28-vjeçar me inicialet L.B. u arrestua po ashtu pasi vodhi 3 000 000 lekë, duke shitur për llogari të tij, pajisje të subjektit ku punonte. I arrestuari ishte shofer në subjektin ku shiste pajisje për përpunimin dhe konsumin e kafesë. 

Në kuadër të operacionit të koduar “The driver”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. B., 28 vjeç. Gjatë 6 muajve, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur 3 000 000 lekë të përfituar nga shitja e pajisjeve (për përpunimin/konsumin e kafesë) të subjektit ku ishte i punësuar shofer. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet në pronësi të këtij subjekti, me të cilin i arrestuari transportonte pajisjet”, thuhet në njoftime. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos