“Shitet akoma kokainë te ‘Petro Nini’”, denoncimi i ekspertit: Prindërit i kanë dhënë fëmijët me koncesion

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 09:19 | Kronikë

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ngriti alarmin për një problem serioz që, sipas tij, vijon të mbetet i pranishëm pranë shkollave në vend. I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Mehmeti deklaroi se fenomeni i shpërndarjes së drogës pranë institucioneve arsimore nuk është zhdukur, duke përmendur konkretisht zonën e shkollës “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.

Sipas tij, që prej një rasti të evidentuar rreth vitit 2016, kur policia kapi doza kokaine gati për shitje pranë kësaj shkolle, situata nuk ka ndryshuar në thelb.  “Shiten akoma. Ky është problemi,” u shpreh ai, duke theksuar se bëhet fjalë për një krizë më të thellë sociale.

Mehmeti kritikoi ashpër rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve, duke i cilësuar ata si të painteresuar dhe shpesh “inekzistent” në jetën e tyre. “Prindërit e kanë dhënë me koncesion rritjen e fëmijës, ose te dadoja, ose te ‘after school’,” tha ai, duke shtuar se kjo sjell pasoja të rënda dhe shpesh të pariparueshme.

 “Policia kapi te shkolla ‘Petro Nini’ diku në 2016-ën, që ishin gati për t’u shitur doza kokaine dhe shiten akoma. Ky është problemi. Ne jemi në një problem të madh dhe kemi një komunitet prindërit krejtësisht të painteresuar për fëmijët e tyre, inekzistent. Ai fëmijë s’është qytetar. Kultura e rrugës ka zëvendësuar kulturën e familjes dhe të shkollës. Prindi e ka dhënë me koncesion rritjen e fëmijës, ose te dadoja, ose të aftër school. Dëmet janë të pariparueshme, qoftë në pikëpamje emocionale të targetimit që i bëjnë, që ja drogaxhiu”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos