
GJKKO dënon me 4 vite burg ish kryetarin e Bashkisë Finiq Leonidha Hristo, raporton A2 CNN.
Dënimi u ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Hristo u shpall fajtor nga GJKKO për veprën penale “shpërdorim detyre”, për abuzim me tendera në vlerën 77 milionë lekë.
SPAK gjeti prova, si dhe dëshmi, përgjime e dokumentacione që faktojnë se në Bashkinë e Finiqit gjatë periudhës 2017-2019 u zhvilluan disa procedura fiktive prokurimi, që sipas organit të akuzës u sajua dokumentacioni pasi ishin shpallur fituesit e paracaktuar. (A2 Televizion)