Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2025, 17:42 | Kronikë

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë

Një 31-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 31-vjeçari i arrestuar, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur ditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd” një shtetase 64 vjeçare, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos