Shkeli masën e sigurisë dhe tentoi të përdhunonte fqinjën, arrestohet 55-vjeçari

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 13:05 | Kronikë

Shkeli masën e sigurisë dhe tentoi të përdhunonte

Policia ka arritur të arrestojë pas disa ditësh një 55-vjeçar i cili kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ishte vendosur ndaj tij dhe kishte tentuar të përdhunonte fqinjën e tij 25-vjeçare, raporton A2 CNN.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë”, tha policia.

Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos