Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. P., 25 vjeç. I riu akuzohet se ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, duke mos pranuar urdhrat ligjorë dhe duke treguar sjellje agresive.
Ndërkohë, gjatë kohës që ndodhej në dhomën e shoqërimit, ai ka dëmtuar me qëllim pajisjet e sigurisë, konkretisht kamerat e monitorimit, duke cenuar integritetin e sistemit të vëzhgimit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)