Shpërthen bombola e gazit në Fier, dy të lënduar

Nga Çaku Tafa
21 Korrik 2025, 19:31 | Kronikë


Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji” në Fier.

Burimet bëjnë me dije se ndërtesa ku shpërtheu bombola shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi, ndërsa pronari i saj dhe një person tjetër kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjët, të cilët i kanë ardhur në ndihmë situatës me mjete rrethanore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

“Rreth orës 18:30, në lagjen  "1 Maji", Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombol gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos