Pasditen e sotme situata është tejet e rëndë në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. E gjithë kjo për shkak të vatrave të shumtave të zjarrit që janë shfaqur në afërsi të këtij aksi nacional.
Flakët kanë djegur plotësisht bimësinë e ulët dhe kullotat, edhe në kushte kur më tepër se 100 forca të shërbimit zjarrfikës, pyjor e policisë kufitare kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur në kontroll flakët.
Zjarri nga dita e djeshme ka djegur plotësisht sipërfaqe të tëra me pyje nga fshati Vërnik e deri në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
Forcat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në aksin nacional për të mos lejuar që flakët të përhapen në anën tjetër të kësaj rruge. Është kërkuar ndihmë nga ajri nga pala shqiptare drejt homologëve grek por deri tani nuk ka patur një përgjigje.
Është bërë i mundur shpëtimi i dy fermave të bletëve dhe mjeteve të sekuestruara nga policia kufitare. (A2 Televizion)