Shpërthimi në pikën e karburantit te Brryli, policia jep detaje

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 08:15 | Kronikë

Shpërthimi në pikën e karburantit te Brryli, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi shpërthimin e ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një pikë karburanti në zonën e Brrylit në Tiranë.

Sipas bluve të kryeqytetit, bombula e gazit ka shpërthyer gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet, përcjell A2.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 punonjës të karburantit.

Fatmirësisht, të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos